Biden zotohet se do t’i mbrojë të drejtat e abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e dënoi një ligj të ri në shtetin e Teksasit, i cili e ndalon abortin qysh në të gjashtën javë.

 

Ligji “ekstrem” shkel haptazi të drejtat dhe “dëmton ndjeshëm” qasjen e grave në kujdesin shëndetësor, tha Biden.

Të mërkurën, Gjykata Supreme refuzoi bllokimin e ligjit të ri.

Ligji ndalon abortin pas zbulimit të rrahjeve të zemrës së fetusit – një pikë kjo kur shumë gra nuk e dinë që janë shtatzënë.

I ashtuquajturi Akt i Rrahjeve të Zemrës gjithashtu i jep çdo individi të drejtë t’i padisë mjekët që kryejnë abort pas javës së gjashtë.

Ai u nënshkrua nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, në muajin maj.

Gjykata Supreme me shumicë konservatore nuk iu përgjigj një apeli urgjent nga grupet e të drejtave të grave dhe mjekët.

Në deklaratën e tij, presidenti Biden tha se administrata e tij do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese, të vendosura me aktin Roe v Wade.

Biden iu referua një rasti të vitit 1973, në të cilin Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në favor të së drejtës së grave për të abortuar deri në mes të javës së 22-të dhe 24-t të shtatzënisë.

Related posts

Zëdhënësi i Talebanëve, Mujahid: Amerikanët nuk kanë vend në Afganistan pas 31 gushtit

D V

Çfarë shkaktoi kaq shumë shi në Gjermani?

D V

Armenia thotë se tre ushtarë të saj u vranë nga forcat azerbajxhanase

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com