Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bideni bën homazhe për 500 mijë viktimat amerikane të koronavirusit

Presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Joseph Bidenin dhe zonjën e parë, Jill Biden, nënpresidenten, Kamala Harris dhe burrin e saj, kanë bërë homazhe mbrëmë për 500 mijë amerikanët që vdiqën nga koronavirusi.

“Si komb, ne duhet ta pranojmë këtë fakt të tmerrshëm. Ne duhet të rezistojmë. Ne duhet t’i rezistojmë shikimit të çdo jete si një statistikë. Kemi nevojë për të nderuar të vdekurit, por është po aq e rëndësishme të kujdesemi për të gjallët, ata që kanë mbetur pas”, u shpreh Bideni, raporton BBC.-ja

Bideni gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të mbajnë maska, të respektojnë rregullat e distancës shoqërore dhe të marrin vaksinat kur është radha e tyre.

Pas fjalimit, Bideni, zonja e parë Jill Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris kujtuan viktimat me një minutë heshtjeje në anën jugore e Shtëpisë së Bardhë, ku shumë qirinj ishin ndezur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në SHBA arriti mbi 500.000, sipas të dhënave të mbledhura nga universiteti “Johns Hopkins”.

“Më shumë amerikanë vdiqën në një vit të kësaj pandemie sesa në Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore dhe Vietnamin së bashku”, tha ai.

Postime të ngjashme

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

S.B.

Varroset me nderime ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

S.B.

Greta Thunberg merr çmimin e ri prestigjioz

S.B.

Kryeministri armen kërkon përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...