Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bideni e vendosi/ Kush do të jetë sekretari i shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden pritet të zgjedhë këshilltarin e tij dhe diplomatin veteran, Antony Blinken si sekretar shteti, kanë raportuar një mori mediash amerikane më 22 nëntor.

Nëse nominohet dhe konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump, e cila është përcjellë me ndasi në institucionet ndërkombëtare dhe përplasje me aleatët dhe konkurrentët. Biden do ta bëjë këtë njoftim më 24 nëntor, teksa do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij.

Jake Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton pritet të emërohet këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit. Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden – foto arkivi. Emërimi i Blinkenit, që është raportuar fillimisht nga Bloomberg dhe më vonë është konfirmuar edhe nga media tjera, vjen teksa Biden vazhdon të zgjerojë administratën e tij, pavarësisht tentimeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin zgjedhor. Ish-nënpresidenti amerikan është zotuar se do të nisë presidencën më 20 janar, teksa kombi amerikan përballet me pandeminë e koronavirusit dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga ajo.

Pasi të marrë pozitën e presidentit, Biden planifikon të rikthehet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe të kthejë mbrapsht anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Me Blinkenin në krye të diplomacisë amerikane, administrata Biden do të synojë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët dhe të menaxhojë marrëdhëniet tejet të tensionuara me Kinën.

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...