Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të BE-së midis pandemisë

Jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian ka rënë vitin e kaluar ndërsa blloku prej 27 vendesh luftonte me ndikimin e pandemisë së koronavirusit

Jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian ka rënë vitin e kaluar ndërsa blloku prej 27 vendesh luftonte me ndikimin e pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat njoftoi se “pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia shënoi rënie në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së”. Sipas Eurostat, rënia më e madhe ishte në Spanjë, me një humbje prej 1.6 vjet krahasuar me vitin 2019.

Bullgaria pasoi me një humbje prej 1.5 vjetësh, e ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania, të cilat regjistruan një rënie prej 1.4 vjet. Danimarka dhe Finlanda ishin vendet e vetme që regjistruan rritje të jetëgjatësisë, me 0,1 vjet.

Nuk kishte statistikë të përgjithshme të BE-së në dispozicion pasi Irlanda nuk kishte dorëzuar të dhënat.

Postime të ngjashme

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Gjykata e Karolinës së Jugut ndalon dy ekzekutime derisa “skuadra e pushkatimit të jetë në dispozicion”

Dafina Vidishiqi

Vdes themeluesi i shtetit të Zambisë, ish-presidenti Kaunda

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...