Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 28-vjeçari në Shëngjin

nga Redaksia

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shëngjin, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Sipas informacioneve paraprake i riu ishte punëtor në pallatin që po ndërtohej dhe ka rënë nga kati i 9-të i pallatit.

Ndërkohë ende nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, raporton Euronews.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F.,  i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More