Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bie numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, arrin në 15 mijë e 379 numri i pacientëve të shëruar

Në Kosovë ka rënë numri i personave të infektuarve me COVID-19, ndërsa është rritur numri i pacientëve të shëruar nga virusi.

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 101 persona, ndërsa raste të  reja janë konfirmuar 46.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga virusi COVID-19, ka arritur në 15 mijë e 379, kurse raste aktive janë 1 mijë e 674, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 15 raste.

Pastaj, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste.

Komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste.

Komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 617 qytetarë.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat antiCovid.

Postime të ngjashme

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuan shtetin

Dafina Vidishiqi

Moti për ditën e nesërme

Dafina Vidishiqi

Edhe një anëtar i PDK-së shpall kandidaturën për kryetar të Drenasit

Dafina Vidishiqi

Liria që nuk e priti çlirimin

Dafina Vidishiqi

Kërkohet mbështetje për fëmijët e mjekëve të vdekur në krye të detyrës në pandemi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...