Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bie numri i qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Mbi 3 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2020, apo rreth 30 për qind më pak se në vitin 2019-të. Zyrtarë nga Divizioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të  Brendshme, thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku shumë kosovarë kanë migruar.

Ndryshe nga viti 2019, kur nga shtetësia e Republikës së Kosovës hoqën dorë mbi 5 mijë e 350 persona, numri i qytetarëve që u liruan nga shtetësia kosovare gjatë vitit 2020, kur shtetet gjithandej globit u izoluan si pasojë e pandemisë, ka shënuar rënie. Kjo rënie është për rreth 30%, pohon për Radio Kosovën, Liridon Neziri, udhëheqës i Divizionit për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 “Gjatë vitit 2020 kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës Kosovës mbi 3 mijë e 600 persona. Krahasuar me vitet paraprake ky numër është më i vogël pothuajse për rreth 30 për qind. Arsyet ndoshta mund të jenë edhe shkaqet pandemike që kanë ndodhur në tërë botën dhe kryesisht në ato vende ku janë të fokusuar shtetasit tanë me qëndrime rezidentë në vende të ndryshme”, tha ai.

Neziri në bisedë për Radio Kosovën, përmend njërën nga arsyet kryesore që po i shtynë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia.

“Disa shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë për shtetasit të cilët nuk janë pjesë e BE-së. Ju e dini se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të shtetasve tanë me qëndrim rezidentë në disa prej shteteve të Bashkimit Evropian, që tashmë janë integruar atje dhe pjesa më e madhe e tyre janë shtetas të Kosovës, apo edhe kanë lindur atje”, tha ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë viteve 2017 dhe 2018, nga shtetësia kosovare kanë heqë dorë mbi 11 mijë persona. Ndërkohë, ndërvite ka edhe kërkesa për fitimin e shtetësisë.

Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë vitit 2020, numri i kërkesave për fitimin e shtetësisë ishte 338. Pas shqyrtimit të këtyre dhe kërkesave të tjera, 177 kërkesa ishin pranuar, ndërsa 244 të tjera ishin refuzuar./Autor: Pajtim Çuni/

Postime të ngjashme

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

Nesër pritet përfundimi i procesit të rinumërimit të 552 vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove nga diaspora

S.B.

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

S.B.

Hoti takon ministrin Likaj, diskutojnë për zhvillimet në arsim

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...