Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Zhurnal Ads

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë çdo ditë po shënon ulje, njofton Insajderi.

Me rritjen e numrit të të shëruarve dhe rënien e rasteve pozitive, deri më sot të infektuar vazhdpjnë të mbesin edhe një mijë e 475 raste.

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin Corona, numri i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë ka shkuar në 15 mijë e 520, nga 66 mijë e 624 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV-2.

Derisa 13 mijë e 420 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi korona, janë 625 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan). Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475”, thuhet në raportin e fundit 24 orësh të IKSHPK-së.

Me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës. Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, 10 raste pozitive janë nga komuna e Prishtinës, ndërsa komuna e Mitrovicë 5 raste, komuna e Pejës 5 raste, komuna e Suharekës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Prizrenit 3raste, komuna e Klinës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

649 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

admin

Hoti shkarkon drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

admin

Rama për Kurtin: Kosova nuk ia ka borxh të shfrytëzojë plagë për përfitime

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...