Agjencia Zhurnal.mk

Bie numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Edhe një mijë e 159 raste positive me Coronavirus vazhdojnë të jenë aktive në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në njoftimin e tyre të fundit sa i përket gjendjes së krijuar nga pandemia në Kosovë.

Në këtë raport tutje bëhet e ditur se së fundmi janë testuar gjithsej 764 mostra të marra për testim nga SHSKUK, nga të cilat 79 kanë rezultuar pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me virusin Corona (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16 mijë e 50 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në këtë virus dhe 641 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 250 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet tutje në njoftim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...