Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Zhurnal Ads

Edhe një mijë e 572 raste aktive me Coronavirus po vazhdojnë të jenë të regjistruara në Kosovë nga gjithsej 15 mijë e 472 raste të paraqitura që nga 13 marsi kur COVID-19 erdhi në vend, njofton Insajderi.

Derisa 13 mijë e 278 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi korona, janë edhe 622 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, sa i përket situatës së krijuar nga COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Istogut 5 raste, komuna e Kamenicës 4 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Postime të ngjashme

Shefi i Diplomacisë amerikane me lidhje të forta me Kosovën: Vizita me Bidenin dhe takimi me Majlinda Kelmendin

D XH

Konfirmohet: Gjykata Speciale ka arrestuar Salih Mustafën

admin

Sot seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...