Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 151, që e shënon uljen më të madhe në dy muajt e fundit.

“Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore në nivel lokal dhe regjional. Ismajli ka thënë se edhe pse ka rënie të infeksionit në Gjilan, kujdesi kundër përhapjes së virusit duhet të vazhdojë të jetë i madh, që nënkupton bartjen e maskave, mbajtjen e distancës sociale dhe pastrimin e duarve”, thuhet në njoftimin për media.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: nga 7797 testime, 3070 persona kanë rezultuar pozitivë, 2825 janë shëruar plotësisht, 95 persona e kanë humbur betejën me virusin, 151 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID-19 janë 26 dhe 50 mostra janë në pritje për rezultat.

Postime të ngjashme

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...