Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bie thuajse çdo 5 vjet, historia e dhimbshme e Turqisë me tërmetet

Zhurnal Ads

E shtrirë në një zonë me aktivitetet të lartë sizmik, Turqia i ka të zakonshëm tërmetet. Thuajse çdo 5 vjet, sipas një raporti të publikuar në prill të këtij viti nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ndodh ndonjë tërmet që shkakton edhe viktima.

Një i tillë ndodhi edhe dje në Izmir i shkallës 6.6. Që prej vitit 1900 deri në vitin 2017, në Turqi janë regjistruar 201 tërmete të shkallës 6 Rihter e më të fuqishëm. Gjithsesi më i fuqishmi ndodhi në vitin 1939, i shkallës 7.9 sipas Rihterit, në provincën Erzincan, kur la të vdekur 32.962 persona. Qyteti thuajse u shkatërrua plotësisht. E Izmiri ishte goditur edhe më fortë se sot, më 1999. Një tërmet i shkallës 7.4 sipas Rihterit, la të vdekur 17.480 persona.

Tërmetet më të fuqishme në Turqi që nga viti 1900
Viti 1903 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Mus, 2.803 të vdekur
Viti 1912 – Tërmet 7,3 Rihter në provincën Tekirdag, 2.836 të vdekur
Viti 1914 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Burdur, 2.344 të vdekur
Viti 1939 – Tërmet 7,9 Rihter në provincën Erzincan, 32.962 të vdekur
Viti 1942 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Niksar, 3.000 të vdekur

Viti 1943 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Samsun, 2.824 të vdekur
Viti 1944 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Gerede, 3.959 të vdekur
Viti 1966 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Mus, 2.394 të vdekur
Viti 1970 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Kutahya, 1.086 të vdekur
Viti 1976 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 3.840 të vdekur

Viti 1975 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Dijarbakirit, 2.394 të vdekur
Viti 1983 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Erzurum, 1.155 të vdekur
Viti 1999 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Izmir, 17.480 të vdekur
Viti 2011 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 644 të vdekur

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sinovac siguron financim 515 mln USD për të rritur prodhimin e vaksinës COVID-19

Z H

Rritet dhuna seksuale ndaj grave në Afrikë në kohën e pandemisë

admin

Arabia Saudite do të rihapë ambasadën në Katar

T E

Pandemia uli emetimet e CO2-shit

S.B.

Donald Trump vendosi t`i hapë rrugën tranzicionit të pushtetit

S.B.

Itali, spitalet e tejmbushura rrezikojnë gjithë sistemin shëndetësor

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...