“Big Brother” ia sjellë në shtëpi Fifit mishin e shumëkërkuar, këngëtarja iu kërkon falje banorëve për sjelljet e saj agresive

E premtja e 8 tetorit ishte plot befasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 

Banorët VIP diskutuan për javën e parë të kaluar në Big Brother, për momentet e mira që kanë shijuar por edhe debatete e herë pas hershme.

Në një moment u vu në fokus agresiviteti që Fifi kishte treguar me banorët në disa raste, e që çoi në një kërkim falje publike nga ana e saj.

Pasi opinionistët e spektaklit e kritikuan gjithashtu këngëtaren, kjo e fundit u shpreh thjesht duke thënë: “E pranoj, më falni, për mënyrën e komunikimit tim. Do të mundohem t’ju përshtatem”.

Fifi gjatë kësaj jave ka debatuar me banorët e Big Brother VIP veçanërisht për pjesën e ushqimit, pasi në një moment i ka kritikuar kolegët për mos-porositjen e produkteve të mishit.

Dhe duke parë dëshirën e saj për të ngrënë mish, “vëllai i madh” në fund të mbrëmjes i ka sjell këngëtares nga Kosova një qengj të pjekur, të cilin më pas ajo e ka ndarë me banorët.

“Unë nuk jam një njer egoist, as nuk jam një njeri që mendoj për vete, përkundrazi mendoj për krejt njerëzit edhe për krejt ata me të cilët unë do të kaloj kohë në këtë raast me banorët që më kanë rënë hise. Jam tip nevrik, acarohem shpejt kur shoh parregullësi, ndoshta është gabim, ndoshta mënyra e qasjes time është e keqe, por për ata që e dinë kush është Filloreta, unë i ndaj gjërat e mia me njerëzit e tjerë dhe këtë dua ta ndaj me njerëzit brenda”, ka thënë Fifi, teksa është emovionuar.

Related posts

Arilena Ara poston fotografi me Noizyn nga prapaskenat e klipit “Murderer”

D V

Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar

R Zh

Lansohet dueti “Puthje” i Sinan Hoxhës dhe Anxhela Peristerit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More