Agjencia Zhurnal.mk

BIK e anuloi Namazin e Bajramit, Bahtiri kërkon të falet në shesh

Namazi i Bajramit vazhdon të mbetet temë diskutimi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një kërkese për Bashkësinë Islame të Kosovës dëshiron që falja e namazit të Bajramit të bëhet nëpër sheshe, në rastin konkret në sheshin e Mitrovicës.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka ndaluar faljen e namazit të Kurban Bajramit nëpër gjitha xhamitë e Kosovës shkak i situatës me pandeminë.

“Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues”, ka shkruar Bahtiri.

Krye-imami i Kosovës, Sabri Bajgora për Insajderi.com kishte thënë se Bajrami do të falet duke respektuar masat mbrojtëse, derisa në momentet e fundit përmes një adresimi për media myftiu, Naim Tërnava ka thënë se namazi i Bajramit do të pezullohet.

Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, July 30, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!