Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

BIK: I arrestuari në Fushë Kosovë nuk është imam as teolog islam

Bashkësia Islame e Kosovës ka informuar se personi i arrestuar në Fushë Kosovë nuk është iman dhe as teologë islam.

BIK në një njoftim për media thotë se personi i arrestuar nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame.

“Sqarim për opinion

Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.

Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut.

Këshilli i BI-së, Fushë Kosovë”.

Ndryshe, Telegrafi ka raportuar sot se është arrestuar një person që ka ofruar shërbime të hoxhallarëve dhe person ky i njohur për komunitetin e kësaj komune.

Telegrafi nga burimet e saj nga komuna e Fushë Kosovës ka mësuar se personi i arrestuar është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa i njëjti ka ofruar shërbime të ndryshme në Fushë Kosovë, të njohur si ‘mjekësi popullore dhe shërbime të hoxhallarëve.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...