Bilall Kasami me koordinatorët e VLEN-it në Tetovë: “Bashkimi ynë është zotim ndaj qytetarëve”

nga Redaksia

Tetovë, 15 gusht – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me koordinatorët e koalicionit VLEN në Tetovë, ku u diskutua mbi rrugën e përbashkët politike dhe angazhimet ndaj qytetarëve.

Kasami theksoi se bashkimi i forcave brenda VLEN-it nuk është thjesht një marrëveshje politike, por një zotim i ndershëm ndaj çdo qytetari që beson në ndryshim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë.

“Çdo hap që hedhim bashkë është hap drejt një të nesërmeje ku fjala e popullit dëgjohet dhe respektohet”, u shpreh Kasami pas takimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More