Bilall Kasami merr pjesë në shënimin e 23 Prillit – Dita e Fëmijëve

nga Xh M

Shkup, 22 prill – Kënaqësi që sonte të marr pjesë në shënimin e 23 Prillit – Dita e Fëmijëve. Kjo nuk është vetëm një ditë për të festuar fëmijët tanë, por për të reflektuar mbi botën që po ndërtojmë për ta.

Fëmijët nuk janë vetëm e nesërmja – janë edhe e sotmja që flet me zë të butë, por edhe me të vërtetën më supreme. Sa më shumë që u ofrojmë dashuri, edukim, siguri dhe frymëzim – aq më shumë rritemi të gjithë bashkë, si qytet, si shoqëri, si komb. Në këtë ditë të bukur pranverore, ndërsa shikojmë buzëqeshjet e fëmijëve tanë që luajnë, mësojnë dhe ëndërrojnë, ne angazhohemi publikisht që Tetova të jetë një qytet ku fëmijët të ndihen të mbrojtur, të barabartë, dhe të lirë.

Gëzuar Ditën e Fëmijëve – festën e dritës që nuk shuhet kurrë! Zoti i bekoftë fëmijët tanë! Zoti e bekoftë Tetovën që rrit me dashuri brezat e saj të rinj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More