Bilall Kasami përkujton protestën e 9 majit: Kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka kujtuar protestën e 9 majit të vitit 2016, duke e cilësuar si ngjarjen më të madhe dhe më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në dekadën e fundit.

“Sot, 9 vite më parë, në Ditën e Europës, u realizua protesta më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë,” ka shkruar Kasami në një status në rrjetet sociale. Ai kujton se në atë periudhë të vështirë, shqiptarët u përballën me një pushtet që, sipas tij, i nëpërkëmbte dhe i torturonte.

Sipas Kasamit, protesta e 9 majit shënoi jo vetëm një reagim kundër një pushteti që e quan “vrastar”, por edhe një dëshmi e vlerave kombëtare dhe europiane të shqiptarëve. “I dolën zot vetes dhe i thanë stop një pushteti vrastar,” thekson ai.

Kasami gjithashtu vë në dukje se ajo protestë tregoi edhe fundin e legjitimitetit të BDI-së, e cila – sipas tij – që nga ajo kohë ka dalë humbëse në çdo përballje me opozitën, si në skenën politike ashtu edhe në atë elektorale.

“Që nga 2016-ta, 9 maji, përveç se dita e bashkimit të Europës, mbahet mend edhe si kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë,” përfundon Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More