Bilall Kasami shpalos 16 projektet kapitale: Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt

Tetovë, 30 shtator – Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për komunën e Tetovës Bilall Kasami ka shpalosur 16 projektet kapitale përmes të cilave do ta transformojë Tetovën.

 

  1. Shkollat fillore me një ndërrim, duke ndërtuar objekte të reja shkollore në qytet dhe fshatrat e Malësisë. Çerdhe për çdo fëmijë të moshës parashkollore
  2. Të gjitha shkollat do të pajisen me tabela elektronike për çdo klasë, projektore për çdo klasë, restaurimin e terreneve sportive, furnizimin e kabineteve me mjete të nevojshme.
  3. Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës të ujit. Do të ketë 24 orë ujë për pije.
  4. Ndërtim i rrjetit të ri të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike.
  5. Strukturim i ndërmarrjeve publike që kanë probleme financiare. Strukturim i ri i NPK-së.
  6. Zgjidhje përfundimtare me transportin publik
  7. Malësinë e Tetovës do ta shndërrojmë në qendër turistike e kulturore.
  8. Zhvillimin e zonave ekonomike të Tetovës.
  9. Themelimi i zyrës për Inkubator biznesi
  10. Ndërtimi i 4 pishinave të mbyllura.
  11. Revidimi dhe zgjerimi i Planit Urbanistik.
  12. Ndërtimi i fushave sportive në Malësinë e Tetovës.
  13. Ndërtim dhe merremetim i infrastrukturës rrugore.
  14. Ndërtimi i parkingjeve në zonën qendrore.
  15. Krijimi i Policisë Komunale.
  16. Ndërtim i fabrikës për reciklimin e mbeturinave.

Related posts

Ditë ndërkombëtare e sëmundjes Goshe: “Diagnostikim i saj mëhershëm, jetë më e mirë”

D V

Si pasojë e masave anti-kovid, ulet numri i udhëtarëve në Qafë Thanë

N E

Grupi për Bashkëpunim Ndërparlamentar i Lituanisë me vendet e BP për vizitë në Shkup

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More