Agjencia Zhurnal.mk

Bilalli: Mund të kemi fitues të ri por kush do bëj Qeverinë do të varet nga të huajt

Shkup, 8 mars – Koalicioni midis LSDM-së dhe BESA është bë në shpejtim, supozoj nga frika e humbjes së mundshme, thotë profesori i universitetit Mersel Biljali, në një deklaratë të botuar në numrin më të fundit të javës Fokus.

Unë mendoj se një koalicion i tillë është bërë me shpejtësi, ndoshta si rezultat i frikës nga humbja e mundshme. Ky është koalicioni i parë parlamentar parazgjedhor dhe prandaj çdo gjë është e mundur, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Natyra e zgjedhjeve parlamentare është e ndryshme nga ajo lokale. Këtu kemi një raund dhe kemi një listë të përbashkët për dallim nga zgjedhjet lokale. Këtu, në mënyrë të pashmangshme për shkak të listës, fushata duhet të bëhet e përbashkët, dhe simbolet etnike, veçanërisht flamujt, mund dikujt t’ia dëmtojnë sytë. Por, nëse këta nuk i përdorni çmimi mund të jetë edhe më i lartë. Nëse kjo përfundon mirë, atëherë do të shërbejë si model pozitiv – thotë Bilalli.

Sipas tij, përballja parazgjedhore e partnerëve qeverisës LSDM dhe BDI nuk do t’u mundësojë përfitime politike. Ishte pak si çuditshme që LSDM-ja investoi aq shumë në kredibilitetin e saj gjatë zgjedhjeve lokale, për kandidatët e BDI-së, ku ajo madje bëri më shumë punë sesa vetë BDI-ja dhe tani krejt papritur nuk vlejka asgjë. Kjo mund të çojë në konfuzion të përgjithshëm midis votuesve që mund ta shohin atë si një blof apo si një politikë të keqe ose të gabuar. Prandaj, pritja që njëra ose të dyja këto palë do të përfitojnë nga njëra ose tjetra pritshmëri është pak sa absurde. Sa i përket BDI-së, unë mendoj se atë as Zoti nuk mund ta ndihmojë, sepse besojë nuk e dëshiron atë. Ata duhet të pastrohet nga infeksioni i rëndë i xhepit. Edhe te ai subjket ka mjaft të mirë e të suksesshme, madje edhe ndërkombëtarisht, por ato janë të nivelit të dytë. Të parët janë do tjerë, duke përfshirë edhe një eminencë gri – thotë Bilalli.

Ai thotë se nuk sheh asgjë serioze në lidhje me ofertat e partive politike, duke u rekomanduar atyre se duhet të ofrojnë një plan zhvillimi të përgjithshëm në vend që të konfrontohen. Partitë, në vend të komunikimit stupid, ato duhet të thonë se si do të krijojnë vende të reja pune në ekonomi. Në vendin tonë shteti është bërë punëdhënësi më i madh dhe kjo është tragjike. Kemi rreth 150,000 aministratorë, kurse kemi nevojë për dyfish më pak. Pra, 75,000 administratorë thithin nga buxheti rreth 600 milion euro në vit, plus që rreth 200 milion që do të përfitonim për ate se do të punonin diçka tjetër në ekonomi. Imagjinoni që për 10 vjet, 6 miliardë euro do të përfundojnë në erë. Ne jemi një shtet i kapur nga vetë partitë politike. Nevojiten analiza serioze se si të profesionalizohet dhe zvogëlohen administrata. Kjo mund të bëhet kryesisht me masat financiare dhe së dyti duke eleminuar faktorin njerëzor nga punësimet dhe avansimet – thekson Bilalli.

Ai vlerëson se mund të ketë fitues të rinj si në bllokun maqedonas ashtu edhe në atë shqiptar, duke pasur parasysh atë që ai thotë se është situatë aktuale. Por, se kush do të formojë një qeveri do të varet shumë nga të huajt. Nëse kjo dihet, do të ishte e kotë të mashtroni veten dhe opinionin se do ta rishikoni Marrëveshjen e Prespës, ose duke u shërbyer me ndonjë nacionalizëm indirekt. Unë mendoj se këtë herë, nëse nuk ka ide dhe projekte konkrete zhvillimi, ku do të mund t’i bindni seriozisht njerëzit që do ta bëni atë, atëherë shkalla e qëndrimit në shtëpi të votuesve do të jetë shumë e lartë. Politikanët nuk janë ende të vetëdijshëm për atë çka pret votuesi i zakonshëm nga ta. Ata janë të mllefosur me njëri-tjetrin dhe mendojnë se mllefin e tyre e ndajnë edhe njerëzit. Këtu, ata gënjehen shumë. Njerëzit nuk e mbajnë mllefin e tyre, madje edhe i iriton – thotë Bilalli.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...