Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bill Clinton do të shfaqet në një ndër serialet më të shikuara amerikane “West Wing”

Seriali i njohur televiziv amerikan, “West Wing” po rikthehet në ekranet me kastin origjinal.

Edicioni special i kësaj serie synon të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e votimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.

Traileri zbulon mesazhin standard të përjetshëm të serialit dhe kastit, i cili bashkoi përpjekjet e tyre krijuese edhe njëherë pas 17 vjetësh.

“West Wing” është një seri televizive-dramatike politike amerikane e krijuar nga Aaron Sorkin, transmetuar në NBC nga 1999 deri në 2006, i cili mbulon histori dhe ngjarje në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhen Zyra Ovale dhe zyrat e stafit presidencial.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që prodhuesit kanë ftuar në këtë edicion special ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, Presidentin Bill Clinton, i cili, ndër të tjera, do të theksojë rëndësinë e votimit.

Shfaqja e premierës “Një krah special perëndimor për të përfituar kur të gjithë votojmë” do të jetë në HBO Max më 15 tetor, në mbështetje të zgjedhjeve speciale dhe të ardhshme.

Postime të ngjashme

Vdes nga kanceri nëna e Melinda Ademit

T E

Sadik Ukaj- Sadi gati për super projektin “Oj nana jem”

T E

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

S.B.

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

S.B.

Ronela Hajati mahnit me fotosesionin e ri, tërheq vëmendjen e madhe të fansave

S.B.

Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...