Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Bill dhe Melinda Gates po divorcohen pas 27 vitesh martesë

Bill dhe Melinda Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë, të cilët riformuan filantropinë dhe shëndetin publik, janë duke u divorcuar.

Për dekada, çifti kanë qenë forca të fuqishme në skenën botërore, derisa kontributet e tyre të mëdha bamirëse u kanë dhënë atyre qasje në nivelet më të larta të qeverisë, biznesit dhe sektorit jofitimprurës.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, me një pasuri prej rreth 50 miliardë dollarësh, ka pasur ndikim të madh në fusha si shëndetësia globale dhe edukimi i fëmijërisë së hershme.

Tutje lajmin për ndarjen e kanë bërë vet të ditur dyshja, në një postim në rrjetin social Twitter.

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë,” thanë Bill dhe Melinda Gates në një deklaratë.

Pavarësisht, divorci do të krijojë pyetje të reja në lidhje me fatin e pasurisë së Gates, shumica e të cilave ende nuk i janë dhuruar Fondacionit Gates.

Theksojmë se Gates, i cili bashkë-themeloi Microsoft-in, është një nga njerëzit më të pasur në botë, me pasuri prej 124 miliardë dollarë.

Postime të ngjashme

Tom Cruise rikthen çmimet “Golden Globe” për këtë arsye

S.B.

Gigi Hadid shfaqet pa grim, teksa pozon me vajzën Khai

S.B.

Afrona Dika pozon atraktive me veshje tradicionale shqiptare

S.B.

“Margjelo”, kënga më e re nga Besa dhe Garrido

S.B.

Alex Rodriguez është i shokuar nga mundësia e ribashkimit të ish-të fejuarës së tij J.Lo me aktorin Ben Affleck

S.B.

Albumi i ri i Bebe Rexhës ngjitet i pari në top listën e albumeve më të mira debutuese në Spotify

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...