Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bill Gates flet për atë se çfarë na pret në vitin 2021

Me nisjen e vaksinimit në BE dhe SHBA, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur për atë që na pret në vitin 2021, në të cilin do të hyjmë pas pak ditësh.

Në një postim në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”.

Ai theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar: “Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket se transmetohet më shpejt”.

“Shpresa e madhe” e vitit të ri, sipas Gates, janë vaksinat dhe trajtimet.“Vaksinat dhe trajtimet për të cilat kam lexuar do të kenë impakt global. Numri i rasteve të reja dhe viktimave do të zvogëlohet shumë, sidomos në vendet e pasura, dhe jeta do t’i afrohet shumë normalitetit”, mbyll postimin e tij Bill Gates. 

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...