Billie Eilish e ka publikuar “Happier Than Ever”: Doja të bëja një album të përjetshëm

Albumi i shumëpritur i Billie Eilish, “Happier Than Ever”, më në fund është publikuar. Ai përmban 16 këngë, përfshirë disa të publikuara tashmë.

 

Këngëtarja është autore e projektit, së bashku me vëllanë e saj, Finneas, pasi i kanë shkruar këngët dhe e kanë bërë produksionin e tyre.

“Doja të bëja një album të përjetshëm, i cili jo vetëm që do të jetë si mendimi i njerëzve të tjerë, por doja që të ishte i përjetshëm për mua”.

https://www.instagram.com/p/CR7DVAvCRg1/?utm_source=ig_web_copy_link

“Kam marrë shumë frymëzim nga artistët më të vjetër me të cilët jam rritur, kryesisht ishte Julie London, Frank Sinatra dhe Peggy Lee. Kështu që mund të thuhet se këngët në album janë shumë të ndryshme, gjë që ishte një nga qëllimet e mia më të mëdha”.

“Dua që albumi të japë një ndjenjë homogjeniteti, por të mos tingëllojë si e njëjta këngë e përsëritur”, ka deklaruar Eilish.

https://www.instagram.com/p/CR7-5yRLNqH/?utm_source=ig_web_copy_link

Realizimi i ri vjen pak më shumë se dy vjet nga albumi debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, i cili fitoi zemrat e fansave në të gjithë botën dhe e pozicionoi atë si një nga muzikantet më të mira të brezit të saj.

Related posts

Ivanka Trump dhe sheiku i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e vizituan Shqipërinë në fund të korrikut

D V

Baby G tregon sakrificat e xhirimit të klipit “Larg”

R Zh

Ed Sheeran është duke përgatitur një album ‘death metal’?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More