Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Billie Eilish hipnotizon me zërin melankolik në “The Tonight Show”

Këngëtarja e re në moshë por tejet e talentuar, Billie Eilish, ishte performuesja e radhës në emisionin e fundit “The The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, ku së bashku me vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj, Finneas, e performoi live kolonën zanore të filmit të ardhshëm me agjentin 007, “No Time To Die”.

Performanca unike, e ndjeshme dhe e xhiruar në bardh e zi, erdhi pikërisht më 5 tetor që njihet si “Dita Botërore e James Bondit”, transmeton Koha.

Eilish dhe vëllai i saj po ashtu e realizuan një intervistë me prezantuesin e shout, Jimmy Fallon, ku treguan për procesin kreativ prapa kësaj kënge. Tutje ata diskutuan për triumfin e jashtëzakonshëm në edicionin e fundit të ceremoninë shpërblyese “Grammy”, dhe këshillat që këngëtarja i kishte pranuar nga ylli i muzikës, Alicia Keys, një ditë pas kësaj ngjarje. Keys i kishte thënë asaj të mos i vijë turp për faktin se është e jashtëzakonshme.

https://www.instagram.com/tv/CF_RORSAp9J/?utm_source=ig_web_copy_link

Së fundmi kompania “Apple” e konfirmoi lajmin se një dokumentar i ri për jetën e Billie Eilish me titull, “The World’s a Little Blurry”, do të lansohej nëpër kinema dhe në platformën e tyre digjitale Apple TV+, në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë fundjavës u bë i ditur lajmi se filmi “No Time To Die”, që është vazhdimi i 25-të me radhë në serinë e filmave për agjentin James Bond, është shtyrë sërish për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas studios filmike “MGM” dhe producentëve të këtij filmi me buxhet të lartë, Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, vazhdimi i fundit që e sjellë aktorin Daniel Craig në rolin e agjentit 007, do të lansohet nëpër kinematë botërore më 2 prill të vitit 2021.

Postime të ngjashme

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

S.B.

Billie Eilish ka bërë gati albumin e ri gjatë karantinës

S.B.

Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

S.B.

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

S.B.

Boateng nën hetime se ia kishte shqyer veshin Kasia Lenhardtit, një vit para se të vetëvritej – ai është nën akuza edhe për sulm fizik ndaj nënës së vajzave të tij

S.B.

Kanye fotografohet në publik pas shkurorëzimit me Kim, tashmë nuk e mban unazën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...