Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Bino: Shqipëria e arriti pikun nga virusi

Shqipëria deri më tani ka pandemia e Covid-19 ka regjistruar 15 viktima dhe afro 300 të prekur. Mjekë të shumtë kanë folur këto ditë për situatën në vend dhe për të gjithë ata që kanë deklaruar se piku i koronavirusit është në javët në vijim, Silva Bino deklaron të kundërtën. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, në një intervistë për Report Tv u shpreh se ”Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe të cilëve që kërkojnë kujdes”.

Si paraqitet gjendja e të shtruarve?

Kemi disa persona në kujdes intensive, 4 janë në gjendje kritike, të shpresojmë që do të ketë përmirësime.

Çfarë mund të themi për situatën?

Karantinimi është masë shumë e mirë, ka luajtur një rol tepër pozitiv. Natyrisht e kombinuar edhe me gjurmimin e cdo rasti. Ne shikojmë që kemi një situatë e cila mbetet e kënaqshme për momentin pavarësisht për numrin e prekjeve këtë moment, shpesh herë nuk mund ti parandalosh 100%. Numri i vdekjeve do të ishte shumë më i madh nëse nuk do të kishim marrë këto masa.

Sa i përket ecurisë, kur mund të arrihet pika dhe çfarë faze jemi?

Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe të cilëve që kërkojnë kujdes.

Drejt normalizimit kur mund të shkojmë?

Ky është një infeksion i ri për të cilat popullatat janë naive, jo të mbrojtura, duhet të ndërtohet imuniteti i popullatës. Rëndësia e karantinës nuk e krijon këtë imunitet menjëherë. Gradualisht duke e hapur dhe marrë masa të tjera do të ndërtojmë imunitetin e popullatës. Duhet të jemi të durueshëm në gjithçka. Kjo është elementi më i rëndësishëm i kësaj pandemie.

Mund të ketë mbërritur më herët koronavirusi në Shqipëri?

Nuk mund ta themi, kemi pasur një epidemi gripi që e kemi vërtetuar me monstrat dhe të gjithë elementët, ashtu si Italia dhe e gjithë Europa. Hipotezat qw janë hedhur janw nga njerëz që nuk e njohin këtë punë. Testimi flet për qarkullimin e dendur të gripit. Gjithsesi mund të themi që sëmundja mund të ketë filluar pas fillimit intensiv në Itali, por jo deri në fillim të javës së parë të marsit.

Ndalemi te infektimi i mjekut Kraja, si është gjendja e tij?

Media të mos merret me emra të përveçëm pasi rëndon familjet tyre. Profesor Kraja gjendjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Vaksinat gjatë viteve ’80-90 mund të na kenë mbrojtur?

Janë hipoteza, që për momentin nuk kanë lidhje. Ne duhet të zbatojmë masat mbrojtëse të distancimit social. Nuk mund t’ia faturojmë një sistemi të hipotetizuar imunitar. Të zbatojmë masat dhe të mos mbështetemi në hipoteza.

Të shëruarit kanë shfaqur simptoma të tjera?

Kanë pasur që kanë pasur shenjat e sëmundjes. Ata janë të shëruar aktualisht dhe shërimi lidhet edhe me negativizimin.

Një mesazh për ata që nuk i marrin seriozisht masat?

Të zbatojnë masat se mbrojnë jo vetëm mbrojtjen e tyre por të gjithë familjen dhe popullin. Thyerja e karantinës nuk është sfidë për qeverinë por për individin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...