Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

BIO Revitalizimi – Trajtimi i PARË nga përzgjedhja gjatë parandalimit të plakjes së lëkurës

Nëse kërkoni opsion për rinovim me trajtime për bukuri, pas çka lëkura do të duket e tonifikuar, e re dhe e freskët, ndërsa rezultati do të zgjasë një kohë të gjatë, Juve ju duhet biorevitalizim.

Pse bio? Shkurt, biorevitalizimi është procedurë për injektim, i cili duhet të kryhet me ndihmën e tretësve mjekësorë, të cilët bazohen në acidin hijaluronik. Acidi hijaluronik është natyral dhe gjendet në qelizat e lëkurës. Ajo i stimulon qelizat e lëkurës, duke shkaktuar proces natyral të prodhimit të kolagjenit, regjenerim dhe rinovim.

Sa shpesh mund të bëni bio? Edhe pse acidi hijaluronik është komponentë natyrale, ekzistojnë kufij të rekomanduar për biorevitalizim. Që të japim përgjigje të thjeshtë në pyetjen: “Sa shpesh biorevitalizim” nuk është aq e thjeshtë. Gjithë kjo varet nga lloji dhe karakteristikat e lekurës, mosha dhe diapazoni për zgjidhjen e problemeve kozmetike. Zakonisht, që të arrihen rezultate të dukshme rekomandohet një seri prej 3-5 trajtime për 1-2 javë. Pastaj për mirëmbajtje bëhet vetëm 1/ 6 muaj ose një vit.

Si zhvillohet trajtimi bio? Bio-revitalizimi është trajtim i bukur e praktik dhe padhimbje. Së pari bëhet pastrim dhe kontrollim i fytyrës, caktohet tipi i lëkurës, identifikohen pjesët më problematike dhe aplikohen kremëra speciale anestetike. Vetëm pas kontrollës së këtillë, specialisti e zgjedh tretësin adekuat për injektim. Në paketim patjetër duhet të theksohet me përbërjen e mjeteve mjekësore, data e skadimit dhe informacione tjera. Zakonisht, e gjithë procedura zgjat rreth një orë.

Teknika e injektimit për biorevitalizim është e shumëllojshme. Për shembull, mund të aplikohet me mikroshiringë, lineare, “rrjet”, papula. Zakonisht, injektimi i acidit hijaluronik është më i ndjeshëm, me kujdes aplikohet në shtresat e thella dhe sipërfaqësore të lëkurës. Pjesët e trajtuara me biorevitalizim janë: fytyrë ovale, trekëndëshi nasolabial, mjekra, pjesa rreth syve, qafa, dekolte, duar.

Sot, në botë përdorën vetëm disa mjete mjekësore për procedurën e biorevitalizimit. Mes brendeve udhëheqëse theksohen: RRS – Implantet dermale spanjole të Skin Tech Pharma Group.

E vërtetë, dhe është e disponueshme në Derma Bella – Medical Aesthetic & Cosmetology.

Krahas hijaluronit – në përbërje ka komponente të ndryshme natyrore dhe biokimike, vitamina, makro dhe mikroelemente dhe minerale. Zgjedhja e mjeteve mjekësore gjithmonë është individuale, në bazë të karaktereistikave të lëkurës dhe rekomandimeve të mjekut, dermatolog apo mjek estetik. Biorevitalizimi rekomandohet në rrast të zvogëlimit të tonit të lëkurës, thatësisë, dehidrimit, pas kirurgjisë plastike, për mirëmbatjen e rezultateve afatgjate nga Botoksi apo filerëve dermal. Kjo është trajtimi i parë preventiv që e ndalon orën e plakjes së lëkurës.

Me biorevitalizim lëkura jo vetëm që do të duket e re dhe e freskët, por fytyra do të bëhet e tërhequr, minimizohen defektet e ndryshme të lëkurës, të theksuara si akne, thatësi, pore të zmadhuara.

Biorevitalizimi është trajtim mjekësor injektiv implantabil, të cilin e punon person mjekësor. Në Derma Bella – Medical Aesthetic & Cosmetology, trajtimi po punohet më tepër se 20 vite nga ekipi i mjekëve.

Postime të ngjashme

Avokado e dobishme për largimin e kolesterinës së keqe

S.B.

Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj

S.B.

Doktori konstaton: Nëse doni të forconi maksimalisht imunitetin tuaj, hani këto tre ushqime çdo ditë!

S.B.

Dhembja e kokës dhe ndjeshmëria ndaj dritës: Simptomat e tregojnë këtë problem

S.B.

Pirja e çajit të gjelbër mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së muskujve ndërsa plakeni

S.B.

Pneumonia: Si ta parandaloni infektimin?

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...