Agjencia Zhurnal.mk

Biografia e regjisores Arzana Kraja, që u gjet e vdekur në Prishtinë

Është gjetur e vdekur vajza e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Regjisorja Arzana Kraja ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së sotme (13 nëntor) në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Në bagazhin e saj artistik ajo numëron shumë suksese vendore dhe ndërkombëtare me filmat, të cilët do të mbesin përherë të skalitur në historinë e kinematografisë shqiptare.

Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin “Shkurta”, ndërsa debutoi me filmin “Fusha e mëllenjave”, i cili bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFestit 2019.

Ndërkaq, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit në “Berlinale”.

Ngushëllimet për vdekjen e saj kanë ardhur nga emra të njohur të artit në Kosovës.

Në një statusi në Facebook, ngushëllimet e tij i ka shprehur edhe regjisori Besim Ugzmajli.

“Një lajm tepër i tmerrshëm, i pabesueshëm. Prehu ne paqe Arzana! Ngushëllime familjes Kraja dhe gjithë komunitetit”, ka shkruar Ugzmajli./Indeksonline/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...