Biseda mes Van Gaal dhe Timber për vaksinimin kundër COVID-19 bëhet viral në internet

Holanda është duke luftuar që të kualifikohet në Kupën e Botës, derisa situata në Grupin G është tejet sfiduese.

 

Tulipanët aktualisht janë në vendin e dytë me 10 pikë, një më pak se lider Turqia dhe aq sa Norvegjia, me Malin e Zi që ka shtatë, Letonia me katër dhe Gjibraltari ende pa pikë.

Lousi van Gaal u rikthye në krye të skuadrës pas dorëheqjes së Ronald Koeman që kaloi te Barcelona, duke tentuar që të nxjerrë më të mirë nga lojtarët e tij.

Një moment i tij së fundmi në stërvitje te Holanda është bërë viral, duke zhvilluar një bisedë me Quinten Timber.

Louis van Gaal pasi shtrëngoi duart me Quinten Timber, i tha lojtarit: “Unë jam i vaksinuar. A jeni ju?” “Po, edhe unë”, thotë Timber. Van Gaal: “Faleminderit Zotit. Ti nuk je idiot”.

Kjo bisedë e tyre kishte një të qeshur në fund, duke ditur se lojtarë të ndryshëm po refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Related posts

Barcelona do të marrë 2.6 milionë euro nga UEFA si kompensim për lojtarët që ishin prezent në Euro 2020

D V

Kryeministri Kurti i drejtohet ekipit përfaqësues të Kosovës në Lojërat Olimpike: E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio

D V

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Bernard Challandes pritet të bëjë shumë ndryshime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com