Biseda telefonike të Mucunskit me homologë të tij nga disa shtete për përballjen me zjarret

nga D V

Shkup, 16 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e Punëve Evropiane dhe të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobesku, ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Gërlliç Radman.

Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të bisedimeve ishin zjarret pyjore aktive në vend, me çka ishte ofruar mbështetje për vendin për tejkalimin e tyre. Një pjesë e mbështetjes realizohet në kuadër të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së, që përfaqëson shprehje të solidaritetit evropian.

Komunikimi i Mucunskit me homologët e tij zbatohet në kuadër të aksionit për sigurimin e ndihmës për shuarjen e zjarreve, që zbatohet në koordinim me kryetarin e Qeverisë, Hristian Mickoski.

“E vlerësojmë lartë gatishmërinë e miqve tanë nga Austria, Greqia, Rumania, Sllovenia dhe Kroacia për mbështetje në përballjen me zjarret aktive pyjore. Një hap i tillë është shprehje solidariteti, i cili është i domosdoshëm për tejkalimin e këtij lloji sfidash. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time për ndihmën e dhënë, e cila është shprehje shtesë e miqësisë sonë shumëvjeçare”, theksoi Mucunski.

Ka theksuar se çdo lloj ndihme në përpjekjet për shuarjen e zjarreve është mëse e mirëseardhur. Vendi i ka vendosur në funksion të gjitha kapacitetet për normalizimin e situatës, që bashkë me ndihmën që vjen nga vendet e rajonit dhe Evropa do të sjellë rezultate të dukshme në këtë fushë, thonë nga Ministria e këtij dikasteri.

Gjatë ditës së sotme Mucunksi ka realizuar bisedë telefonike edhe me homologun e tij grek, Jorgos Gerapetritis.

“Në kuadër të bisedës u shpreh nevoja dhe gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë në përballjen e sfidave të tilla”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga zjarret në zona të ndryshme si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta. Në procesin e sigurimit dhe koordinimit të ndihmës nga vendet mike, të cilin e udhëheq kryeministri Hristijan Mickoski, përveç ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, të përfshirë janë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More