Bisedat seksuale që duhet të bëni me fëmijën tuaj

Fëmijët meritojnë fakte

 

Bisedat e shkurtra dhe të rregullta në lidhje me këtë temë, me kalimin e kohës janë më me ndikim, sesa një ‘bisedë e vetme dhe e madhe’

Adoleshentët kanë aftësinë të kuptojnë nuancat dhe të gërmojnë më thellë në tema.

“Në lidhje me seksin duhet të jemi të sinqertë dhe të saktë, si dhe t’u japim të rinjve informacionin dhe mbështetjen që u nevojitet për të jetuar jetën që meritojnë. Këto janë aftësi të jetës. Ne nuk mund të presim që ata të bëhen të rritur pa i dhënë ‘mjetet’ e duhura. Ne duhet t’u japim atyre informacione para se ata të kenë nevojë,”- tha Brittany McBride, drejtoreshë e asociuar e edukimit seksual në Advocates For Youth.

Këtu janë pesë tema thelbësore të seksit që duhen konsumuar në bisedat me adoleshentët tuaj.

Puberteti

Eksperti Pintor Carnagey vuri në dukje se çdo fëmijë duhet të mësojë rreth menstruacioneve.

“Kur të gjithë fëmijët mësojnë të njohin menstruacionet si një proces natyror, ne heqim turpin, frikën, dezinformatat, traumat dhe mizogjininë. Ne rrisim një brez të rinjsh të pajisur për të respektuar trupin e tyre dhe të të tjerëve.”

Nevoja për marrëdhënie

Marrëdhëniet janë një pjesë e madhe e përvojës së adoleshentëve.

“Është e rëndësishme për të gjithë ne të mendojmë për atë që na nevojitet dhe atë që duam për t’u ndjerë të përmbushur, të lumtur dhe të respektuar në një marrëdhënie.”

Të rriturit duhet të flasin me fëmijët se pse një marrëdhënie funksionon ose nuk funksionon për ta, tha Levkoff.

“Për adoleshentët në veçanti, aftësia për të kuptuar se çfarë keni nevojë dhe çfarë dikush tjetër mund të ketë nevojë nuk është e zbatueshme vetëm për marrëdhëniet romantike, por edhe për miqësitë.”

Pornografia

Qasja në pornografi, qoftë aksidentale apo e qëllimshme, është e pashmangshme.

Pintor Carnagey u bën thirrje prindërve të mos mendojnë për ato kontrolle dhe filtra në internet, si zëvendësim të bisedave rreth pornografisë.

“Të rinjtë shpesh gjejnë një mënyrë për të marrë informacionin që kërkojnë. Kur prindërit normalizojnë kuriozitetet e tyre dhe ofrojnë rrugë për të rinjtë që të shuajnë kureshtjen e tyre në rrugë të sigurta, shpesh zvogëlon impulsin e tyre për fshehtësi ose kërkim emocionesh,” tha Pintor Carnagey.

Ndërtoni biseda të bazuara në fakte

Pintor Carnagey rekomandoi pohimin, gjuhën e hapur si, “është normale të jesh kurioz për trupat dhe seksin. Pornoja nuk është një vend i sigurt ose i besueshëm për të mësuar rreth këtyre gjërave.

Nëse ke ndonjë pyetje, mund të vish tek unë, por nëse nuk dëshiron, më lejo të tregoj disa burime të besueshme dhe të sigurta në internet që do të të përgjigjen për pyetjet që mund të kesh. ”

Seksi është më shumë sesa thjesht një akt fizik

Parashtro të gjitha temat që lidhen me seksin: nga identiteti dhe orientimi seksual, tek imazhi për trupin, vetëvlerësimi, kufijtë dhe komunikimi, marrëdhëniet miqësore të shëndetshme, dhuna seksuale, anatomia, higjiena, kontracepsioni, shtatzënia dhe kënaqësia. Nuk ka përse të jetë gjithmonë dhe për të gjithë e sikletshme. Përkundrazi fëmija mund të marrë më shumë informacion dhe të qartësojë një skenë që ka parë diku në televizor apo në internet.

Është shumë në rregull nëse kanë pyetje rreth seksin. Mirëpriti në çdo kohë pyetjet e fëmijës rreth kësaj teme, shkruan Class.

Në kundërshti nga opinioni i përgjithshëm, adoleshentët në fakt duan të flasin me prindërit për këto tema. Këtë kanë nxjerr në pah studime të ndryshme në radhët e të rinjve.

Related posts

Dy shenjat e horoskopit me fat për sot

D V

Doni “burrë për shtëpi”? Horoskopi ju tregon të duhurin

D V

Këto tri shenja të Zodiakut do të përjetojnë dashuri magjike në shtator

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More