Maqedoni TOP LAJM

Bisedë mes Pendarovskit dhe Presidentit bullgar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev sot biseduan në telefon për pozicionet e të dy shteteve lidhur me kushtet për fillim të negociatave të shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dy presidentët biseduan për mundësinë e arritjes së zgjidhjes së qëndrueshme për zhvillim evropian të rajonit tonë dhe, posaçërisht, për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Pendarovski.

Shefat e shteteve, siç ceket në kumtesë, biseduan edhe për mundësinë për realizim të vizitës së presidentit Pendarovski në Bullgari, kur do të krijohen kushtet adekuate.

Postime të ngjashme

Arrestohet pronari i kafiterisë “Mosh”

T E

Librat e dëmtuar presin gjeneratën e re, mësueset: I bëjmë kopje njësitë mësimore

T E

Shtrenjtohet dizeli, lirohet benzina

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...