Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bisedë telefonike Pendarovski – Stoltenberg me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO

Shkup, 26 mars – Me rastin e përvjetorit nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO,  presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në bisedë, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për rolin e Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, për stabilitetin rajonal  dhe për prioritetet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen që vendi e merr nga Zyra e NATO-s për siguri në procesin e cerifikimit të personave zyrtar në shtet për të cilët kërkohet certifikatë e sigurisë së NATO-s. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm  dhe se e njëjta duhet të vazhdojë në të gjitha segmentet e domosdoshme, vitale  si për sigurinë e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe për sigurinë e Aleancës”, qëndron në kumtesë.

Njëkohësisht, Pendarovski u falënderua për ndihmën e deritanishme në ballafaqimin me pasojat e pandemisë së Kovid-19 duke potencuar se solidariteti dhe mbështetja e  vendeve aleate është e domosdoshme për tejkalimin e sfidave të reja reale me të cilat përballen Evropa dhe bota.

Në bisedë telefonike presidenti e ka riafirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe në të ardhmen në mënyrë aktive do të kontribuojë në misionet paqësore ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja në rajon dhe më gjërë. Maqedonia e Veriut, shtoi Pendarovski, mbetet tërësisht e përkushtuar në reformat në mbrojtje dhe në siguri sipas standardeve të NATO-s.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për dokumentin NATO 2030, i cili duhet ta caktojë të ardhmen e Aleancës së NATO-s, në të cilën nga marsi i vitit të kaluar jemi anëtare me të drejtë të plotë

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...