Bisedë telefonike Radev – Siljanovska Davkova

nga Redaksia

Shkup, 1 mars – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Siç njoftojnë nga Kabineti i Radevit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

“Ky dialog është i një rëndësie të veçantë për ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe  dhe për zgjidhjen e sfidave rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me sigurimin, luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me migracionin ilegal”, thuhet në informacionin nga Kabineti i Presidentit bullgar Radev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More