Bisedë virtuale me Ismail Kadarenë – “Letërsia e bejtexhinjve”

FAHRI XHARRA

 

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Kadareja që në vitet ’60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t’i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.

E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse ashtu e meriton, ndihet të pohojë autori.

– Zoti  Kadare, kësaj rradhe më interesoi mëndimi i juaj i artë për “ letersinë e bejtexhinjve “

– Kadare: Letersia e Bejtexhinjve lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati një përhapje te gjerë ne qyetete ndryshme te Shqiperise dhe viseve tjera shqiptare..

 – Ju nuk e pranoni letësinë e bejtexhinjve,na e spjegoni se pse ?

-Kadare: Së pari: Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para europianizimin shqiptar . Gjeografia, shkenca më kokëfortë na dokumenton që ne jemi europian, pasi banojmë në ato troje ku më para banonin ilirët kjo pasohet nga histori e cila nuk jep asnjë dëshmi ardhjeje nga ndonjë fis tjetër europian në kronikat e kronikanëve greko-romak. Kultura merret si element bazë i identitetit të një kombi dhe pikërisht ky fat e bën kulturën antike pjesë të studimit tonë e kjo, sepse kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare. 

Dëmin që solli otomanizmi, amplifikohet edhe më shumë   me lindjen e  letësisë së bejtexhinjve e cila lindi në shek. XVIII. Ajo ishte një letërsi përverse dhe imorale të ambienteve myslimane shqiptare, e cila, gjithnjë sipas tij, e ka dëmtuar edhe më rëndë identitetin kombëtar shqiptar.

– Diçka më shumë ?

– Kadare: “E ashtuquajtuara letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. “Cunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme”. ‘

 “Ai u shpreh se ka mbetur i habitur kur ka lexuar se letersia laike ne Shqiperi eshte levruar nga bejtexhinjte, kur ne fakt vargjet laike te Pjeter Budit, i gjejme që në mesjeten e vone. Kadare pohoi se shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë shqiptarët nuk e dinë.  Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.” “Popujt kanë atë që quhet identiteti që përbëhet nga të mira dhe të këqija. Europianizimi në radhë të parë duhet të ndodhë brenda nesh. Fillimisht duhet të ripohohemi europianë”, tha Kadare.”

-Si ndodhi gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes, Zoti Kadare?

– “Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.

“Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental -tha Kadare.

– Në farë mënyre edhe unë sa i isha gjimnazist e kam pas verjetur që letersia e bejtexhinjve  tentohej të vlerësohej  më shumë se sa duhej?

-Kadare” Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme. E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme! “about:blank

 -Edhe atëherë punohej me qëllime jo të mira ndaj nesh , apo jo, Zoti Kadare?

-Kadare: Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.

Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.”

Si përfundim  të kësaj bisede, çmund të na thoni i nderuari Kadare?

Kadare: Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.

“Por nuk ndodhi ashtu. Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur. Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht. “

Ju falemnderit që më lejuat që të shkepus mendimet e juaja të arta nga “Identiteti evropian i shqiptarëve„© Ismail Kadare

Related posts

Manifestimi “Drita e Gonxhes”, Shenjtorja jonë nën mbrojtjen e shtetit!

Redaksia

Onlajn shitje e biletave për panairin e librit 2021

Z H

Revolucioni i fotografisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More