Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bisedime intenzive VMRO – ASH – Alternativa, duan të bëhen shumicë qeveritare

Shkup, 12 shkurt – Zhurnal.mk – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski, në lidhje me zgjedhjet lokale dhe për atë nëse po mendohet për koalicione parazgjedhore me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, tha se një bashkëpunim të caktuar me të dyja partitë në korniza të Kuvendit dhe në korniza të fondacionit Konard Adenauer dhe se ka gjasa që deri në zgjedhjet lokale të mund t’a rrëzojnë këtë qeveri, informon Zhurnal.

Ai nuk fshehë dëshirën që ky koalicion opozitar të përforcohet deri në zgjedhjet lokale dhe pas tyre, që më vonë në zgjedhje të bëhen partnerë të fuqishëm qeveritar.

“Absolutisht është herët të dalim me qëndrime konkrete lidhur me zgjedhjet lokale, por bashkim i partive opozitare të cilat do të marin pjesë në zgjedhjet lokale me qëllim që ky pushtet të bie në zgjedhjet lokale, e dini që kemi bashkëpunim të caktuar. Këtë bashkëpunim e vazhdojmë në periudhën në vijim dhe mendoj se ka gjasa që deri në zgjedhjet lokale ky koalicion të arrijë ta mposhtë këtë pushtet e për këtë në mënyrë intenzive po bisedojmë me deputetët e shumicës qeveritare dhe të cilët pres që të na bashkangjiten në periudhën në vijim dhe ky koalicion opozitar të rritet dhe pse jo të bëhet koalicion qeveritar deri në zgjedhjet lokale”, është shprehur Nikolloski.

Në pyetjen nëse është i mundur një bashkëpunim para zgjedhor mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA, ai tha se gjithçka është e mundur ndërsa për momentin prioritet numër një është të bie qeveria e për këtë kanë bashkëpunim intenziv.

“Gjithçka është e hapur, do të bisedojmë në periudhën e ardhshme. Prioritet numër një për momentin është ta rrëzojmë qeverinë dhe për këtë kemi bashkëpunim intenziv. Ne absolutisht kërkojmë vazhdimisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, këtë e thotë edhe kryetari i partisë, këtë e them edhe unë kështu që doreza jonë është hedhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Nikolloski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

Tërmet në Kosovë, ndjehet në RMV dhe Sërbi

D V

Moti përvëlues “ngulfat” vendin, 80-100 intervenime të Ndihmës së Shpejtë

D V

Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore

D V

Arkitekti z. Dashmir Arifi kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës

D V

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...