Agjencia Zhurnal.mk

Bisedimet për PSP-në, Selmani: Nuk përjashtohen pazaret politike

Shkup, 19 maj – Maqedonisë së Veriut po i ngushtohet hapësira kohore në përmbushjen e reformave në gjyqësor meqë në fund të majit Komisioni Europian do të del me raportin e progresit për vendin. Ende vazhdon pa u zgjidhur fati i PSP-së në korniza të ligjit për prokurori të përgjithshme. Ndasitë janë të mëdha midis grupeve të punës. Eksperti juridik Bashkim Selmani konsideron se kjo çështje  mund do të vendoset  edhe me pazare politike midis pushtetit dhe opozitës.    

“Me insistimin e dy partive politike, në kontinuitet shihet se përsëri dy taboret janë të interesuara për të mbajtur anën e tyre dhe sado që humbet kohë në funksionimin e Prokurorisë Speciale aq më shumë dëmtohen provat materiale, poashtu besimi ndaj institucioneve të shtetit. Lindin dilemat pse Prokuroria Speciale deri tash nuk i revidoi të gjitha lëndët, nuk bëri konfiskimin e asnjë prone dhe kështu me radhë. Këto dilema që janë në opinion, poashtu edhe nga vetë politikanët le hapësirë për të dyshuar se akoma dhe më tutje do të ketë dyshime, nga momenti që trajtohen me pazare politike, ndërpartiake, menjëherë në mënyrë automatike aty e kupton që aty është mbrojtja e interesave, ose grupeve ose individëve të caktuar”, tha eksperti juridik Bashkim Selmani.  

Sipas Selmanit puna e PSP-së do të duhet të vazhdojë pa afatizime. Ai thotë se në arritjen e marrëveshjes cilësore për zbardhjen e krimit do të duhet të ndërhyjë edhe faktori ndërkombëtarë.  

 “Nuk kam shpresa se mund të arrihet qëllimi I duhur pa ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë sepse në të kundërtën do të humbim gjithë ne në përgjithësi. Ka individ dhe grupacione të caktuara që gjithmonë dalin mbi kushtetutën dhe mbi ligjet e vendit dhe pikërisht këtu, këto janë aktorët kryesor të mosfunksionimit të shtetit dhe të së drejtës. Këtu është problemi shumë esencial, prandaj them se është e detyrueshme dhe kjo patjetër të bëhet dhe këto janë standardet bazë për vënien në funksion të PSP-së. Moszbardhja e krimeve, ju e shihni se edhe në qeverinë aktuale ka indikacione dhe ka dilema për çështje të caktuara sepse në atë shtet ku nuk ka përgjegjësi ndaj krimeve të kryera, ajo nënkupton që krimet vazhdojnë në kontinuitet”, tha Selmani.  

Nëse ligji për prokuroi nuk miratohet para shpalljes së raportit të progresit, qeveria shpreson që kjo të arrihet deri në qershor kur Këshilli i BE-së do të duhet t’ia thotë Maqedonisë së Veriut datën për fillimin e bisediemve për anëtarësim në BE. Për momentin VMRO DPMNE mbetet në qëndrim e saj që të ndërpriten gjitha procedurat e ngritura pas 18 muajve të parë të PPS-së, dhe të gjitha dëshmitë që janë siguruar të mos shfrytëzohen, kërkesa këto të papranueshme për pushtetin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...