Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bisera Kostadinovska Stojçevska: “Nuk ka shkelje të asnjë ligji”

Shkup, 19 prill 2021 -Zhurnal.mk – Deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska pohon se nuk ka bërë vepër penale me ardhjen e djeshme në Kuvend, edhe pse është në izolim për shkak të Kovid-19.

Kostadinovska Stojçevska në pjesëmarrjen e djeshme në TV 24 theksoi se është asimptomatike, se për të marrë pjesë në dhomën ligjdhënëse nuk ka marrë miratim nga mjekët dhe se i ka respektuar të gjitha protokollet. Ka ardhur, e përsëriti, me autoambulancë private të cilën e ka paguar vetë, ndërsa së bashku me kolegen deputet i cili gjithashtu erdhi me skafandër, kanë lëvizur nëpër korridore të veçanta dhe aspak nuk kanë hyrë në sallën kuvendore, por kanë votuar nga kabina të veçanta.

Deputetja e paralajmëroi se do t’i përgjigjet çdo padie penale, edhe të VMRO-DPMNE-së edhe të partisë E Majta, por edhe se do të shtrojë kallëzime penale lidhur me punën e tyre. Do t’ua dërgojë, shtoi edhe të gjitha prin skrinet e profileve të rrejshme prej të cilave, siç tha, ka marrë kanosje për jetën e saj dhe jetën e familjes së saj.

“Desha të marr pjesë në seancë pasi nuk bëhet fjalë për mua ose për Micevskin, por për qytetarët të cilët e presin pakon e pestë të masave mbi dy muaj. Nuk ka shkelje të asnjë ligji, nuk kemi lëvizur vetë, ishim të shoqëruar dhe kemi ecur nëpër një korridor tjetër me atë të deputetëve. Nuk kemi hyrë në sallën kuvendore, ishim në kabina të veçanta. Nuk kam dalë gjatë orës policore si Stoillkovski për të blerë byrek, por në orarin i cili më lejohej nga mbikëqyrja mjekësore. Nuk kam veshur skafandër për të shëtitur në shëtitoren e Manastirit por që të votoj dhe menjëherë më pas jam kthyer. Erdhëm me bindjen tonë personale, nuk na detyroi kush. Jemi zgjedhur nga populli dhe kur ta ndjej se kemi mundësi të jemi të pranishëm në Kuvend, do të jemi aty madje nën protokolle të veçanta”, sqaroi Kostadinovska Stojçevska dhe shtoi se edhe 24 orë është në vetëizolim.

Sipas saj, kolegët e opozitës nuk e kanë cituar pjesën e Kodit Penal i cili thotë se asnjë shkelje nuk është e ndëshkueshme me ligj nëse bëhet fjalë për interes publik.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në TV 24, në mënyrë maksimale e mbështeti ardhjen e djeshme të Kostadinovska Stojçevska në Kuvend me koment të shkurtër – “Edhe unë jam Bisera”.

“Dy muaj kërkojmë përgjigje dhe mirëkuptim prej atyre që dje thanë se do të bëjnë kuorum. Ku ishin dy muaj? E dini çfarë do të thotë 60.000 familjeve t’u shkurtoni diçka elementare, t’ua shkurtoni paratë që i përfitojnë?, tha Bytyqi.

Postime të ngjashme

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...