Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Biserko tregon a është shkëmbimi i territoreve në tryezë, jep paralajmërimin: Biden nuk do të heq dorë nga këto 3 shtete

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, është jashtë tryezës së bisedimeve.

Komentet e saj vijnë pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell, i cili ka pranuar se muaj më parë, në tryezën e dialogut ishte ideja për shkëmbim territorial.

Borrell, ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, kishte thënë se ideja për shkëmbim territorial nuk është më një opsion dhe se të dyja vendet duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi BE-ja nuk do të diktojë më atë.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por, kjo nuk është më një mundësi”, ka deklaruar Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

E sipas Biserkos, përveç Gjermanisë, e cila ishte gjithmonë kundër një zgjidhjeje të tillë, edhe presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, është i vendosur për këtë temë.

“Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden gjithmonë kishte dhe ka një qëndrim të vendosur në çështjet e Ballkanit, duke përfshirë shkëmbimin e territorit që është jashtë tryezës. Gjithashtu, Gjermania ka qenë gjithmonë kundër një zgjidhjeje të tillë”, është shprehur.

Ajo është shprehur e bindur se bashkëpunimi BE-SHBA do të rikthehet pas pranimit të mandatit më 20 janar nga ana e presidentit Biden.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka theksuar se Biden nuk do të heqë dorë nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

“Pas 20 janarit do të rikthehet bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së në lidhje me Ballkanin. Së bashku me BE-në, SHBA sigurisht do të shtyjë integrimin e Ballkanit në BE. Ka shumë spekulime rreth asaj se cila do të jetë strategjia e Bidenit, por një gjë është e sigurt që ai nuk do të heqë dorë nga Bosnja dhe Kosova. Po ashtu Mali i Zi”, i ka thënë “Botës sot” Sonja Biserko.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja prioritet do të ketë stabilizimit e Ballkanit, me qëllim uljen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës

“Prioriteti i SHBA-së do të jetë stabilizimi i Ballkanit, bashkëpunimi ekonomik rajonal me qëllim uljen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Rishikimi i Marrëveshjes së Dejtonit do të adresohet gjithashtu në mënyrë që ta bëjë Bosnjën një shtet funksional. Sapo të dalë ideja e rikompozimit të Ballkanit, do të ketë më shumë nevojë dhe më shumë hapësirë për qytetarët që të kërkojnë reformat në secilin shtet në Ballkan”, ka thënë Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...