Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

Asus pritet të prezantojë së shpejti telefonin e saj të ri të lojërave – Asus ROG 5.

Disa detaje rreth këtij modeli janë shfaqur tashmë në platformën Geekbench.

Nëse duhet t’i besohet Geekbench, ai është një model me numrin rendor Asus_I005DB, transmeton Telegrafi.

Ne tashmë e dimë që ata do të kenë një procesor okta-core Qualcomm Snapdragon 888 me kohë prej 1.8 GHz, por ajo që është veçanërisht interesante është informacioni për kapacitetin e madh të RAM – deri në 18 GB.

Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një risi e madhe, sepse deri më tani asnjë telefon nuk ka aq shumë RAM – më së shumti që mund të gjendet është 16 GB, i disponueshëm në modelet Samsung Galaxy S11 Ultra dhe Asus ROG 3.

Gjithashtu, kapaciteti minimal i ruajtjes mund të rritet në 512 GB, nëse RAM është 18 GB.

Nga sa dimë akoma për këtë telefon (të paktën sipas informacioneve të brendshme), Asus ROG 5 do të ketë një ekran 6.78 inç, një bateri 6,000 mAh që mbështet karikimin 65W, si dhe një kamerë kryesore 64 MP.

Postime të ngjashme

Fotografitë e para tregojnë Samsung Galaxy S21 “Fan Edition”

S.B.

iPhone 11 Pro me “logo të gabuar” nga Apple shitet për 2,700 dollarë

S.B.

Zbulohet mikroçipi i cili tregon se jeni prekur me COVID-19 ende pa u shfaqur simptomat

S.B.

Bitcoin kalon përsëri vlerën 60 mijë dollarë

S.B.

Samsung Galaxy S21 FE vjen me një dizajn më “tradicional”

S.B.

Instagram ka lansuar një veçori të re për të konkurruar me Tik-Tok

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...