Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Biskota me bademe nga tre përbërës: Shije që s’harrohet!

Gatuhen lehtë. Janë ideale kur i hani duke pirë kafe apo çaj

Përbërësit e nevojshëm:

– 6 lugë sheqer,
– 1 vezë,
– 130 gramë bademe.

Përgatitja:

Bademet bluani imët në formë mielli (disa bademe bluani trashë), dhe përzieni me sheqer.

Vezën tundeni deri sa të marrë formën e shkumës (një herë të verdhët e vezës pastaj të bardhët) dhe shtojeni bademin në sheqer.

Përzieni derisa përbërja të bashkohet mirë. Në letër për pjekje me lugë qiteni përbërjen.

Piqeni rreth 20 minuta në 200 gradë. Ftoheni dhe mund ta servirni.

Këshillë plus: Biskotën gjysmë të pjekur njomeni në çokollatën e zezë të shkrirë dhe sërish rrotullojeni në pluhur kokosi dhe në bademet e grira.

Ky variant i biskotës ka diç më shumë kalori por është më e shijshme.

Shijojini

Postime të ngjashme

Biftek me patate të reja dhe sherbelë në furrë

D V

Kek me Milka dhe fruta pylli

D V

Byrek me qepë të njoma dhe oriz

D V

Cheesecake me çokollatë të zezë dhe luleshtrydhe

D V

Fërgesë verore; Receta më e mirë për këtë stinë

D V

Ramstek me gjalpë të aromatizuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...