Bislimi nga Brukseli thotë se kanë arritur marrëveshje me palën serbe

Zv/kryeministri, Besnik Bislimi është deklaruar nga Brukseli lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut që është zhvilluar sot në mes palës përfaqësuese të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

 

Përfaqësuesi i palës kosovare në dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar para mediave se është arritur marrëveshja për targat me palën serbe.

“Kemi tentuar që të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë. Ky ka qenë edhe rezultati i sotëm dhe mund të themi që është një marrëveshje. Do të preferonim shumë më tepër që të mos ketë asnjë barrierë dhe që të dy shtetet të njohin në tërësi tabelat e vendeve të tjera dhe ky do të jetë objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor”, tha Bislimi, shkruan lajmi.net.

Tutje ai theksoi se nuk pati një dakordim nga pala serbe sa i përket tabelave “KM”, e që sipas tij nuk duhet të aplikohen pasi janë ilegale.

Related posts

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Flet bashkëpunëtori i Astrit Ademajt: Qëndruam deri në ora 18:00 bashkë, nuk shprehi ndonjë shqetësim

D V

Si u dhunuan për 24 orë dy motrat dhe nëna? – flet doktori që ruan sekretet e grave të dhunuara në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More