Bislimi takohet në SHBA me Bo Li nga FMN, flasin për zhvillimin ekonomik

nga D V

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi, Bo Li përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e saj të mirë në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar rritjen e qëndrueshme ekonomike, menaxhimin e mirë fiskal dhe implementimin e reformave strukturore.

“Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FMN-së dhe Kosovës, si dhe përgëzoi Qeverinë për suksesin në zbatimin e programeve Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF)”, thuhet në njoftim.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi  Bo Li mbi zhvillimet më të fundit në vend, duke theksuar se trendët e mira ekonomike nga vitet e mëparshme, kanë vazhduar edhe këtë vit.

Në përfundim, palët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe angazhimin e përbashkët për zbatimin e programeve dhe projekteve të ardhshme”, theksohet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More