Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bislimoski: Nuk pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike

Shkup, 9 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sot ka deklaruar se çmimi i rrymës nuk pritet të shtrenjtohet në periudhën e ardhshme, informon Zhurnal.

Ai në një prononcim për Mia-n, ka thënë se rryma do të ngelet me çmimin aktual e ajo është 38,8 euro për megavat orë.

“Për momentin nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike. Elektranat e Maqedonisë kanë për obligim të sigurojnë nevojat e harxhuesve të vegjël dhe amvisërive dhe sipas çmimit vet ta përcaktojnë, sepse KRE tanimë nuk e përcakton çmimin e rrymës. Sipas informatave që i kemi, çmimi aktual i Elektranave është 38,8 euro për megavat orë. Fakt është se kemi ulje të prodhimit nga hidro kapacitetet në shtet e cila para se gjithash është përshkak hidrologjisë së keqe e cila në fund të vitit 2020 ishte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, e për këtë shkak kishte nevojë për importim të energjisë elektrike. Nëse Elektranat do të importojnë më tepër rrymë nuk mundet të ndryshojë çmimi për amvisëritë, këto harxhime mbulohen vetë nga Elektranat”, ka deklaruar Bislimoski.

Ndryshe sa i përket rrymës, më së shumti ankohen lagjet shqiptare të cilat ndodhë që për disa ditë me radhë të mos kenë rrymë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

Simovski: Shtyrja e mundshme e regjistrimit, me vendim të KSI-së

T E

Noari 3 vjeçar ka nevojë për ndihmë, vuan nga tumori në veshkë

T E

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...