Bislimoski: Sulmuesi nuk duhet të më kërkojë falje mua, por KRRE-së

Shkup, 8 tetor – “Sulmuesi nuk më kërkoi falje, por nuk ka rëndësi nëse do të më kërkojë falje. Ai duhet t’i kërkojë falje institucionit KRRE”.

Këtë e tha sot kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE), Marko Bislimoski, i pyetur nga gazetarët për sulmin fizik ndaj tij nga 28-vjeçari Arianit Xhaferi, djali i ish-zyrtarit qeveritar nga radhët e BDI-së, Musa Xhaferi.

Bislimoski tha se ka nisur procedurë dhe do të këshillohet me avokatët e tij zhvillimin e saj.

“Procedura është në rrjedhë, unë do të konsultohem me avokatët e mi dhe do të shohim se si do ta zgjidhim atë problem në periudhën e ardhshme dhe si do të veproj. Sulmuesi nuk më kërkoi falje dhe nuk ka fare rëndësi nëse do të më kërkojë falje apo jo. Ai duhet t’i kërkojë falje institucionit, sepse unë përfaqësoj institucionin. Marko është sot, nesër do të jetë Petko, Stanko, ne të gjithë në këtë vend duhet të kemi marrëdhënie me institucionet, sepse institucionet e bëjnë shtetin”, tha Bislimoski.

Related posts

Moti me diell, temperatura deri në 37 gradë

D V

Seancë e komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri

Z H

Filipçe: Secili nga ne mund të zëvendësohet, u përmbahem komenteve derisa zgjat hetimi për Tetovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More