Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Bislimoski: Të drejtohemi nga burimet potenciale të rinovueshme të energjisë

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji, Marko Bislimoski në ligjëratën e sotme në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informative – FETI, kushtuar pavarësisë energjetike, theksoi se investimet në energjetikë në çdo fushë janë mënyra e vetme e përforcimit dhe rritjes së pavarësisë energjetike.

Pyetjes së studentëve si të sigurohet energjia bazike në kohë kur po sforcohet energjia e gjelbër, ndërsa rezervat e thëngjillit po harxhohen dhe skenari me karburantet fosile po braktise dhe nëse centrali bërthamor është zgjidhje për pavarësinë energjetike të rajonit, Bislimoski theksoi se si shtet duhet të drejtohemi nga shfrytëzimi i potencialeve të burimeve të rinovueshme të energjisë, gjegjësisht prodhimi i energjisë elektrike nga dielli, era, uji.

“Në të njëjtën kohë duhet të zbatohet tranzicioni energjetik prej karburanteve fosile të energjensave natyrore, siç është shembulli me blloqet e REK Manastir që do të adaptohet nga thëngjilli i gazit dhe kjo është një prej hapave kryesorë që duhet të ndodhin në të ardhmen. Realizimi i projektit energjetik kapital HEC Çebren do ta rrisë pavarësinë energjetike dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë potencialet tona në këtë segment. Një aspekt tjetër për të cilin duhet të flitet është se si të sigurohet energjia bazike, pasi rezervat e thëngjillit shpenzohen dhe janë nga fundi, ndërsa në BE ka trend serioz të mbylljes së termocentraleve, ndërsa ato që janë në funksion do t’u vihet taksë lidhur me CO2”, theksoi Bislimoski.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...