Bislimovski: KRRE i ndërmori të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike, incidenti nuk do të më ndikojë

Shkup, 7 tetor – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski sonte deklaroi se si trup rregullator i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e sistemit të energjisë elektrike dhe se procedura për marrjen e licencës së “U Pauer” ka filluar pasi është marrë shkresë nga MEPSO për keqpërdorim të energjisë së balancuar për qëllime komerciale.

 

“Ndërmorëm masa që ta mbrojmë sistemin e energjisë elektrike. Drejt një hapi të këtillë vendosëm pasi MEPSO na dërgoi shkresë dhe alarmoi për ‘U Pauer’. Në gusht dhe në gjysmën e shtatorit janë përdorë këto rezerva për nevoja komerciale”, theksoi Bislimovski në edicionin e lajmeve qendrore “Sitel”.

Theksoi se nëse keqpërdoren rezervat dhe në vend që të balancohet sistemi, ato përdoren për qëllime komerciale, atëherë do të rrezikohet sektori i energjisë.

Incidenti në të cilin ishte sulmuar, siç tha, nuk do të ndikojë të punojë jashtëzakonisht sipas ligjit. 

Related posts

Senad Ameti kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Vrapçishtit

D V

Anketë e Agjencisë “Rejting”: 52,5 përqind e qytetarëve të Shkupit pajtohen që gjendja në qytet është përmirësuar në 4 vitet e fundit

Redaksia

Sadi Bexheti sfidon të gjithë ata që thonë se ai ka marrur rryshfet. Kush është burrë, le tma thotë publikisht (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More