Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Shkup, 23 qershor – Zvogëlimi i TVSH-së është njëra nga zgjidhjet që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) e ofroi saktë para një viti si mundësi të mbrohen amvisëritë në vetë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, porosit kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski.

“Ekipet tona të cilat bëjnë analiza gjithëpërfshirëse në koordinim me Bashkësinë Energjetike vlerësuan para një viti se e domosdoshme është të sillen zgjidhje sistematike, që përveç zvogëlimit të TVSH-së do të përfshijnë edhe zjgerim dhe përforcim të mbështetjes së kategorive të rrezikuara në pagesën e fakturave për energji elektrike/ngrohëse. Çdo gjest që ofron zgjidhje për mbrojtjen e standardit të amvisërive në procesin e tranzicionit energjetik – që do të thotë energji elektrike nga uji, era dhe dielli në vend të qymyrit, tregon qasje strategjike në zgjidhjen e sfidës globale për zvogëlimin e emisioneve të dëmshme dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor”, deklaroi Bislimovski për MIA-n.

Paralajmëroi edhe se Komisioni Rregullator për Energjetikë do të vazhdojë t’i afirmojë edhe propozim-vendimet tjera me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve.

“Në vijim janë llogaritjet për çmimin e energjisë elektrike në pjesën tonë në të cilën ndikojmë ne, ndërsa ajo është 38 për qind në çmimin përfundimtar. Me vendosmëri përsëris se nuk do të pranohet ajo që e kërkojnë kompanitë. Në pjesën që ne e rregullojmë merren parasysh vetëm shpenzimet që janë të lidhura me procesin e prodhimtarisë së energjisë elektrike, ndërsa 62 për qind të tjerat do të shtohen pas përfundimit të tenderit të Furnizuesit universal, në të cilin EMV ka obligim të ofrojë çmim për minimum 70 për qind nga sasia e nevojshme e konsumit të amvisërive”, potencon Bislimovski.

Qeveria në seancën e djeshme të 81-të e konfirmoi tekstin e propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar. Sipas këtyre propozim ndryshimeve, tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) për qarkullimin dhe importin e energjisë elektrike për amvisëritë duhet të zvogëlohet prej 18 në pesë për qind për periudhën nga 1 korriku i vitit 2021 deri më 30 qershor 2022, ndërsa për periudhën nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023 shkalla tatimore për TVSH për qarkullimin dhe importin e energjisë elektrike për amvisërti të arrijë 10 për qind. Për periudhën pas 1 korrikut të vitit 2023 shkalla tatimore sërish duhet të arrijë 18 për qind.

Sipas Qeverisë, qëllimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për TVSH është me çmime më të ulëta të energjisë elektrike t’u ndihmohet amvisërive me zvogëlimin e shpenzimeve të tyre.

Prej më parë ministri i Financave Fatmir Besimi porositi se pret deri më 1 korrik të këtij viti Kuvendi t’i miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për TVSH.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...