Agjencia Zhurnal.mk

Bislimovski: Nëse është e nevojshme ngrohja qendrore do të fillojë më një tetor

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por gjithashtu mund të fillojë më 1 tetor, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme është më i vogël ose i barabartë me 12 gradë celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Kjo u njoftua sot nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik Marko Bislimovski, i cili informoi se për shkak të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së BEG dhe optimizimit të kapacitetit të tyre për prodhimin e nxehtësisë, konsumatorët do të marrin nxehtësi rreth orës 6.

Ai theksoi se BEG, “ESM Energjetika” dhe “Shkupi Veri” kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe janë plotësisht të përgatitur dhe nuk presin ndonjë problem.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...