Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bislimovski: Nuk do të lejojmë rritje të çmimit të rrymës

Shkup, 8 maj – Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE), Marko Bislimovski porosit se në qershor ose korrik të këtij viti nuk do të lejojnë rritje të çmimit të rrymës në tregun rregullator.

“KRRE zakonisht në qershor ose korrik i sjell vendimet e veta për çmime të energjisë elektrike, por do t’i ndërmarrim të gjitha mekanizmat të cilat janë në dispozicion, ndoshta do të dalë edhe nga kompetencat e veta ligjore që janë në Ligjin për energjetikë dhe nuk do të lejojë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Bislimovski në intervistë për MIA-n, që më vonë do të publikohet në tërësi.

Në vendimet tona për çmime, thotë ai, ndikojmë në çmimin e fundit me 38 për qind, respektivisht vetëm në çmimin e transmetim dhe për distribuim të energjisë elektrik, ndërsa në 62 për qind nuk mund të ndikojmë.

“Pas fillimit me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2019, KRRE nuk e përcakton çmimin e EEM-së dhe furnizuesi universal – EVN Houm në tender i furnizon sasitë e nevojshme, të cilat tani në pjesën më të madhe kanë të bëjnë me amvisëritë. Në atë tender në vitin 2021 EEM është e obliguar të ofrojë 70 për qind nga nevojat e këtyre konsumatorëve”, tha mes tjerash Bislimovski. 

Postime të ngjashme

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Mariçiq: Bashkëpunimi rajonal kyç për luftë kundër krimit të organizuar

Zekirija Haxhiu

Kërcënoi gazetarët, kallëzim penal kundër një banori të Tearcës

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...